Organizata “Barakah Charity” dhuron kondicionerë për Ambulancën e Mjekësisë Familjare në Dobrajë

Lipjan | 23 Kor 2024 | 10:01 | Nga Diellza Gashi

Organizata “Barakah Charity” nga Zvicra ka dhuruar një donacion me kondicioner për Ambulancën e Mjekësisë Familjare në Dobrajë të Lipjanit, raporton Ekonomia Online.

Ekipi mjekësor e mirëpriti këtë donacion dhe sipas tyre në këto kohë të nxehta, vendosja e kondicionerëve ka qenë e nevojshme.

Nënkryetari i Lipjanit, Diamant Bytyqi, tha se ky donacion është i mirëseardhur për stafit shëndetësor, andaj i falënderoi donatorët.  

I pranishëm ishte edhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Shkelzen Hajdini.

Të ngjashme