Kryetari i Komunës Xhafer Gashi, së bashku me drejtorin e Drejtoratit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ibush Mjekiqi dhe drejtorin e QKMF-së, Haki Jashari, priten përfaqësuesen e organizatës nga Zvicra “AQH”, Debra Stevenson dhe doktoreshën Qamile Ramadani.
Qëllimi i këtij takimi ishte informimi me aktivitetet në mbështetjen dhe planifikimin për vitin 2017, në shëndetësi, në aspektin e trajnimeve të zhvillimit, menaxhimit dhe identifikimit.
QKMF-ja në Obiliq do të përfitojë pajisje të aparaturave dhe disa projekte tjera.
Kryetari i Komunës Xafer Gashi e falënderoi znj. Debra Stevenson për bashkëpunim e ofruar dhe për projektet që organizata zvicerane “AQH” po e ndihmon QKMF-në.
Nga ana tjetër, Debra Stevenson e falënderoi kryetarin z. Gashi për pritjen dhe ia dorëzoi raportin një vjeçar për punën që e ka bërë organizata “AQH”, po ashtu e njoftoi edhe për disa projekte që do t’i përfitojë QKMF-ja në të ardhmen.