Organizatat GAIA dhe GLPS, ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për Konflikt Administrativ kundër lejes për hidrocentralin Brezovica në Komunën e Shtërpcës, të lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, raporton Ekonomia Online.
Alba Dushi nga GLPS-ja , ka thënë se ndërtimi i hidrocentraleve duhet të ndalet pasi, sipas saj po e shkatërrojnë natyrën.
Ajo ka thënë se lëshimi i lejes për hidrocentralin Brezovica është bërë në kundërshtim me ligjin.
“Hidrocentrali Brezevocia gjatë lëshimit të lejes ka pasur shkelje ligjore ku ka pasur mungesë të debatit publik, dhe në këtë rast nuk janë informuar për këtë hidrocentral qytetarët e Shtërpcës dhe ju është mohuar e drejtë e ujit të pijshëm si dhe ujitja”, tha ajo.
Mevlude Skuroshi nga GAIA, tha se lufta për mbrojtjen e lumenjve është e gjatë dhe kërkon bashkimin e njerëzve vullnet mirë.