Organizohen garat kombëtare e evropiane në Arsim

Prishtinë | 26 Jan 2020 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen me grupin punues për Organizimin e Garës Kombëtare të Kimisë në fushën e Arsimit.

Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues të shkollave, fakulteteve, mësimdhënësit, profesorët dhe ekspertët e fushës. Si dhe përfaqësues nga Asociacioni të cilët kanë përfunduar edhe procedurat përkatëse.

Kryetari i Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësim Profesional, Shkelzim Murtezi, njoftoj se Asociacioni në Bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, është duke organizuar Garat Kombëtare për të gjitha fushat e Arsimit duke përfshirë edhe fushën e Kimisë.

Përmes një shkrimi Murtezi ka bërë të ditur se Asociacioni është duke përfshirë në Grupet Punuese përkatësisht në Komitetet Kombëtare për Garat Kombëtare, ekspertët, mësimdhënësit, profesorët dhe përfaqësuesit e shkollave, fakulteteve dhe institucioneve përkatëse, për të garantuar organizimin e mirëfilltë dhe profesional të Garës Kombëtare, më qëllim që nxënësit të kenë mundësinë për të treguar aftësitë e tyre në nivel Kombëtar, Evropian dhe Ndërkombëtar.

Fituesit e Garave Kombëtare do të marrin pjesë në Garat Evropiane dhe Ndërkombëtare ku pjesëmarrja e tyre do të financohet në tërësi nga Asociacioni dhe do të bëhet përgatitja e tyre në mënyrë që të jenë sa më të suksesshëm në Garat Evropiane dhe Ndërkombëtare.

“Gjatë kësaj mbledhje anëtarët të këtij Komiteti Kombëtar kanë shqyrtuar të gjitha rrethanat për organizimin sa më të mirë të Garës Kombëtare, duke vlerësuar lartë iniciativën dhe rëndësinë për interesin më të mirë të nxënësve, për t’i dhënë mundësi nxënësve që të tregojnë talentin e tyre në nivel kombëtar, evropian dhe ndërkombëtar. Po ashtu, kanë analizuar kriteret, syllabusin dhe programin e Garave Evropiane dhe Ndërkombëtare duke i vlerësuar si Gara e nivelit më të lartë ndërkombëtar, si një mundësi e mirë për t’i ngritur nxënësit tonë në nivelin më të lartë evropian dhe botëror dhe të barabartë me nxënësit nga vende tjera. Njëherë, gjatë kësaj mbledhje Asociacioni ka njoftuar anëtarët që pjesë e Jurisë Kombëtare do të jenë edhe ekspertë ndërkombëtar të cilët janë njëherë edhe anëtarë të jurisë evropiane ose ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Asociacioni vlerëson lartë interesimin dhe gatishmërinë e lartë të anëtarëve të këtij grupi punues për të dhënë kontributin e tyre për të mbështetur nxënësit përmes organizimit sa më të mirë të këtyre Garave.

Ndryshe, afati i regjistrimit do të shpallet këtë javë dhe do të jetë i mundur deri me 29 Shkurt 2020.

Fotografia e Asociacioni për Arsim dhe Aftësim Profesional të Republikës së Kosovës
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme