Organizonte lojëra të fatit, arrestohet një person në Gjilan

Prishtinë | 15 Dhj 2021 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Uglarë në Gjilan dje në orën 03:20 kanë arrestuar një person pasi që në lokalin e të njëjtit janë zhvilluar veprimtari të skemave piramidale.

Sipas policisë, njësiti policorë ka konfiskuar gurë, çipa letra të bixhozit dhe 16 euro para të gatshme të hasura në tavolinën në të cilin kishin qenë duke luajtur.

“Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar, pasi që në lokalin e tij ka lejuar dhe mundësuar që të zhvillohen veprimtari të skemave piramidale, bixhozit dhe lojërave të tjera të fatit. Njësiti policor në vendi e ngjarjes në cilësi të provave materiale ka konfiskuar mjete të përdorura në lojëra (gurë, çipa letra të bixhozit) dhe 16 euro para të gatshme të hasura në tavolinën në të cilin kishin qenë duke luajtur. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme