Aktivistet e PSD-së, në një aksion të organizuar në qendër të Prishtinës, janë ndalur nga Policia e Kosovës dhe janë dënuar, shkruan Gazeta Metro.
Aktivistët e PSD-së kishin organizuar një aksion kundër pabarazisë dhe përfitimit të bankave gjatë situatës me COVID-19.
Ndërsa, menjëherë kanë ndërhyre Policia e Kosovës, të cilët kanë dënuar organizatorët e këtij aksioni.
“Policia po i dënon aktivistët e PSD sepse realizuan një aksion kundër pabarazisë dhe përfitimit spektakolar të bankave edhe gjatë situatës me COVID-19. Bankat janë përfituesit në të mëdhenj të pandemisë. Përfitimin e tyre të padrejtë dhe të pabarabartë, po e mbron qeveria. Qoftë aktualja, qoftë e kaluara”, ka shkruar Frashër Krasniqi në Facebook.