Orges Bunjaku mund të huazohet te Grasshopperi

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Menaxheri Christoph Graf nuk ka përjashtuar mundësinë që mesfushori Orges Bunjaku të huazohet deri në verë nga skuadra e Baselit te ajo e Kategorisë së Dytë të Zvicrës, Grasshopper.

Ai për “nau.ch” ka thënë se Grasshopperi do ta ketë edhe mundësinë e blerjes së kartonit të Bunjakut.

“Grasshopperi është një mundësi, por varet nga perspektiva. Sa si saktësisht, Grassshopperi do të planifikojë me Orgesin deri në verë. E më pas edhe për një perspektivë afatgjate, se si duan ta blejnë atë”, ka thënë Graf.

Graf ka treguar edhe mundësinë se si Bunjaku mund t’i bashkohej Grasshopperit, meqë afati i transferimeve ka përfunduar. Por, ai ka shtuar se për lojtarët nën moshën 21-vjeçare u lejohet lëvizja në Zvicër deri në fund të muajit mars.

Bunjaku 19-vjeçar për Baselin këtë edicion ka luajtur gjashtë ndeshje në Superligën zvicerane. Me skuadrën zvicerane ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.

Ndërkohë të hënën, është raportuar se Grasshopperi ka shprehur interesim edhe për transferimin e Imran Bunjakut të Schaffhausenit.

Grasshopperi është në vendin e parë në “Challenge League” dhe po lufton për ngritje në Superligë.

Të ngjashme