Origjina e vërtetë e indigjenëve të Amerikës

Prishtinë | 23 Nën 2016 | 16:18 | Nga

Në vitet e fundit po zhvillohet në kuadër shkencor teoria që njeriu amerikan ka origjinë të shumëfishta. Hipoteza fillestare, domethënë ideja se grupe Homines Sapientes kaluan lëndinat e Beringisë (Ngushtica aktuale e Beringut) rreth 14000 vjet më parë nuk është lënë menjanë, por duhet të kompletohet nga teza të tjera.

Deri pak vite më parë, edhe për shpirt të pastër nacionalist, shumë studiues amerikane tregonin vendin Clovis të Nju Meksikos si vendin ku pati origjinë kultura mëmë e të gjithë Amerikave (13.5 mijëvjeçarë ose më shumë). Por vitet e fundit, në vijim të gjetjeve të kryera në Amerikën e Jugut (Pedra Furada të Brazilit, Monte Verde në Kili dhe shpella Pedra Pintada në Brazil, sa për të përmendur vetëm disa), është arritur në konkluzionin se Homo Sapiens ka ardhur fillimisht në Amerikën e Jugut dhe vetëm pas disa mijëvjeçarësh në Amerikën Veriore. Teoria e dytë, e quajtur afrikane, mbështetet nga gjetjet e Pedra Furadas, vend në Piauì (shtet i Brazilit), të studiuara nga arkeologia Niede Guidon.

Janë gjetur kocka njerëzore të datuara 12000 vjet më parë, të cilat provojnë praninë e njeriut në Brazilin e sotëm njëkohësisht me kulturën Clovis të Amerikës Veriore. Veç kësaj, disa mbeturina të vatrave (të datuar me metodën e karbonit 14 dhe të lumineshencës), kanë provuar se vendi u banua 60 mijëvjeçarë e më shumë. Kush qenë banorët e lashtë të Piauì dhe nga vinin ata? Sipas Niede Guidon qenë Homo Sapiens arkaikë, jo më shumë se disa mijëra, origjina e të cilëve ishte Afrika Veriore, nga e cila qenë nisur rastësisht me varka jo të sofistikuara drejt brigjeve të Botës së Re.

Këto konsiderata janë mbështetur nga kërkuesit Valter Neves dhe Danilo Bernardo (të Derpatamentit të Gjenetikës dhe të Biologjisë Evolutive të Universitetit të San Paolos në Brazil), të cilët kanë individualizuar në kafkat e gjetura në Piauì llojin njerëzor Homo Sapiens arkaik (i pranishëm në Afrikë qysh nga 130 mijëvjeçarë e më shumë). Historia e tretë, që tregon origjinën e njeriut amerikan nga Melanezia dhe Polinezia mbështetet nga prova antropologjike, etnografike dhe gjuhësore.

Të parat bazohen mbi ngjashmërinë e madhe të grupeve të ndryshme aktuale indigjene amerikane me tipin njerëzor melanezian dhe polinezian. Për shembull mund të përmenden Tunebot e Kolumbisë, që sipas studiuesish të shquar kanë ngjashmëri të habitshme me autoktonët e Guinesë së Re, apo Sirionòt e Bolivisë, që kanë karakteristika morfologjike melaneziane. Pastaj ekzistojnë disa prova morfologjike jo të drejtpërdrejta, si kokat e famshme olmeke të Meksikës apo statujat e Shën Agustinit të Kolombisë jugore, të cilat paraqesin karakteristika negroide, domethënë melaneziane (ose afrikane). Pastaj ka disa prova etnografike. Lidhur me këtë, studiuesi i shquar Erland Nordenskiold ka individualizuar instrumenta, doke dhe zakone të shumta tipike të kulturave të ndryshme autoktone amerikane, çuditërisht të ngjashme me etni të tjera tipike të Guinesë së Re, melanezisë dhe Polinezisë.

Për shembull: fyej qëllues, sopata, harqe, shigjeta, thika, katapulta, ura prej liane, trape, varka, kasolle, qeramika, mortaja, hamakë, rrjet mbrojtës biskonjash, krëhëra, punime tekstile, ponço, ornamente hundore, gjoksore, sisteme arkaike numërimi si kuipu, daulle druri e lëkure, maska druri, tatuazhe, përdorim nefriti të ngulura nëpër dhëmbë, deformim të kafkës dhe të gjunjëve nëpërmjet fashosh të ngushta dhe, së fundi, përdorim të konkiljeve si mjet shkëmbimi. Etnologu dhe gjuhëtari francez Pol Rivé (1876-1958) ka provuar me studime të thelluara filogjike se gjuhët amerikane kanë analogji të habitshme me ato indoneziane, melaneziane dhe polineziane. Rivè ka studiuar grupin gjuhësor hoka, që përmbledh gjuhën tashmë të shuar shasta të Oregonit, shantalen e istmit Tehuantepek, subtiaban e Nikarauguas dhe Jurumanguin e Kolombisë. Duke krahasuar hokan me gjuhët malezo – polineziane, Rivé ka gjetur më shumë se 280 ngjashmëri në fjalët dhe në format gramatikore.

E pranuar vërtetësia e provave të tilla, shumë e vështirë është të individualizohet sesi popujt menalezianë dhe polinezianë arritën në Amerikë duke ndjekur rrugë të tilla dhe sidomos ku dhe kur zbarkuan në të. Studiues të ndryshëm kanë propozuar se, në ndryshim nga teoria afrikane, emigrimet e popujve oqeanikë që janë zhvilluar me shumë seri dhe jo në mënyrë të rastësishme.

Në fakt, polinezianët kanë qenë gjithmonë lundërtarë të shkëlqyer dhe nuk duket aspak e habitshme të pranojmë se kanë lundruar nga ishulli n ishull ndoshta duke u nisur nga Guinea e Re. Nga studimi i gjuhëve indigjene amerikane, duke analizuar ato që shfaqin më shumë ngjashmëri me ato melaneziane, arrihet në konkluzionin se pati zbarkime të shumta në shumë vende: Oregon, Meksikë, Kolombi jugore, Ekuador. Ka mundësi që këto zbulime të kenë mbuluar një hark kohor që shkon nga viti 12000 deri në vitin 1000 B.C. Teoria e katërt që synon të shpjegojë popullimin e Amerikave bazohet mbi faktin që disa grupe Homo Sapiens australoidë arritën në Amerikë nga Australia rreth 6 mijvëjeçarë e më shumë.

Provat filologjike të këtij emigrimi të lashtë i përkasin vitit 1907, kur studiuesi italian Trombeti bëri me dije se gjuhët e Tokës së Zjarrtë, që i përkasin grupit linguistik çon, pikërisht të etnive patagones dhe anas kishin ngjashmëri të habitshme me gjuhët australiane. Trombeti individualizoi 93 afërsi fjalësh dhe rregullash gramatikore. Pastaj ka disa prova etnografike që i lidhën australoidët e lashtë me indigjenët amerikanë, për shembull kultura fugeionjose e Tokës së Zjarrit, e ngjashme me atë të aborigjenëve australianë.

Të dy popujt injoronin qeramikën dhe hamakun dhe përdornin bumerangun dhe mbuloheshin më lëkurë për t’u mbrojtur nga i ftohti. E vështirë të individualizohet rruga oqeanike që u ndërmor nga këta banorë australoidë të lashtë për të arritur në konin jugor të kontinentit amerikan.

Praktikisht, në ndryshim nga melanezianët dhe polinezianët, australianët e lashtë nuk qenë kurrë lundërtarë të ekspertë dhe ky fakt i komplikon gjërat. Nëqoftëse analizojmë korrentet oqeanike të Paqësorit, kuptojmë se, ndërsa në hemisferën veriore ato kanë një qarkullim sipas akrepave të sahatit, në hemisferën jugore ndodh e kundërta. Kjo shpjegon faktin që melanezianët dhe polinezianët, sëbashku me japonezët e lashtë, siç do të shikojmë më poshtë, kanë arritur në brigjet e Amerikës Veriore, deri në Ekuador, ndërsa australoidët, duke pranuar aftësinë e tyre hipotetike për të lundruar, kanë zbarkuar në zonën e Amerikës Jugore që shkon nga koni jugor deri në Perunë jugore.

Antropologu portugez Mendes Korrea ka imagjinuar një teori të çuditshme të cilën për e përmendim për kuriozitet. Sipas saj, australianët e lashtë do kishin arritur në konin jugor të Amerikës jugore duke ndjekur rrugën Australi – Tasmani – Ishujt Makuarie – Kontinenti Antarktikë – Tokë e Zjarrit. Sipas këtij supozimi, australianët e lashtë u gjendën përballë krahësh deti jo shumë të gjera, mskimumi 200 kilometra, duke pasur parasysh se gjatë epokës së fundit akullnajore (e cila zgjati nga 130 në 11.5 mijëvjeçarë e pak), niveli i detyrave ishte shumë më i ulët se aktuali (me rreth 120 metra).

Është e mundur se kanë ndjekur këtë itinerar? Sipas Korreas, klima e Antarktidës (akujt e së cilës filluan të shkriheshin 17 mijëvjeçarë më parë) nuk ka qenë gjithmonë e njëjtë me këtë të sotmen. Sipas disa klimatologësh të shquar, akullnaja Uiskonsin – Vurm, pjesa më e madhe e akujve të planetit do të grumbullohej në kallotat polare arktike dhe në hemisferën boreale, por jo në Antarktidë. Gjithmonë në bazën e supozimeve të tij, disa australianë të lashtë mund të kenë jetuar, duke ju përshtatur klimës së egër në një mënyrë të ngjashme me atë të eskimezëve të Arktikut. Kur më pas klima e Antarktidës u bë më e ftohtë, kërkuan toka të reja për të kolonizuar dhe nëpërmjet gadishullit antarktik arritën duke lundruar Tokën e Zjarrtë.

Teoria e pestë e popullit të Amerikave bazohet mbi faktin se japonezët e lashtë të kulturës gomon kanë arritur në Amerikë rreth vitit 3000 B.C., duke lundurar nëpër brigjet e Paqësorit verior, duke arritur pranë brigjeve të Ekuadorit të sotëm.

Kjo tezë u mbështet nga arkeologët Evans, Megers dhe Estrada nga viti 1950. Kultura jomon, e cila u evolua duke filluar nga mijëvjeçari i X-të B.C. u dallua për të qenë e para në botë që përdorte qeramikën, por e mësoi bujqësinë intensive vetëm në epokë të vonshme. Ngjashmëritë e habitshme me qeramikën e kulturës valdivia të Ekuadorit i kanë shtyrë disa studiues që ta konsiderojnë si të mundshëm këtë emigrim.

Ngjashmëritë nuk janë vetëm në dekorimet, por edhe në formën e vazove. Edhe të dhënat përputhen: kultura jomon e pati periudhën e saj qendrore nga viti 4835 deri më 1860 B.C., ndërsa periudha klasike e kulturës valdivia qe nga 3600 deri më 1500 B.C. por ka disa pika të errëta. Pse japonezët e kulturës gomon, pasi kanë lundruar rreth 13000 kilometra, duke përshkuar brigjet e Alaskës, tregonit, Kalifornisë, Meksikës, Amerikës Qëndrore dhe Kolombisë, u ndalën pikërisht në Ekuador? A është e mundur, për një popull që nuk zotëron ende bujqësinë, sa të mos furnizojë anijet e tij me drithëra, të ndërmarrë udhëtime kaq të gjata? Nuk është e lehtë të imagjinohen as kushtet ambientale të këtyre udhëtimeve trans-paqësore, as motivet që u shtynë lundërtarët parahistorikë të niseshin me destinacion të panjohur.

Kështu, duhet marrë në konsideratë megjithatë se më shumë se emigrime këto eksplorime të lashta u ndërmorën nga grupe të kufizuara njerëzish.

Popullsia e Amerikës parahistorike ishte aq e kufizuar sa që ardhja edhe e disa dhjetëra burrave me pak gra, me një dorë të vetme, mund të ketë qenë e mjaftueshme sa për të lënë ndryshime domethënëse në historinë gjenetike të rajoneve të tëra. Pse nëse qe kaq e lehtë për popuj parahistorikë afrikë, melanezianë, polinezianë, australianë e japonezë që të përshkojnë më të madhin e oqeaneve pa kapur arritjet tipike të qytetërimit perëndimor, si bujqësia dhe përdorimi i hekurit, nuk qe po aq e lehtë për evropianët të kalonin Atlantikun, gjë që e bënë vetëm duke filluar nga viti 1000 A.D. me udhëtimin e Leif Eriksonit (djalit i Erik Kuqalashit) dhe në vitin 1492 me ekspeditën e Kristofor Kolombit?

Duhet konsideruar se qytetërimi perëndimor, me kulturat e sumerëve, të egjiptianëve, dhe më pas të grekëve dhe romakëve ishte përqëndruar sidomos në Mesdhe, një det i madh pothuajse i mbyllur dhe i lidhur me Oqeanin Atlantik vetëm nëpërmjet Ngushticës së Gjibraltarit. Qe pikërisht struktura gjeografike e Mesdheut që kontribuoi të mos përhapeshin dhe aq shumë teknikat e lundrimit oqeanik, me përjashtimin e fenikasve që sipas Herodotit i ranë rrotull Afrikës në shekullin e VIII B.C..

Por nuk ka prova të sigurta të kontakteve midis fenikasve dhe popujve të Botës së Re, edhe pse disa kërkues pohojnë se qyteti i lashtë Tartesos në Andaluzinë e sotme (Spanjë) qe porti bazë në lashtësi për lundrimet transatlantike. Siç shikohet, çelësi për të kuptuar origjinat e shumëfishta të autoktonëve amerikane qëndron në studimin e antropologjisë, etnografisë, gjuhësisë dhe tani edhe të gjenetikës, nëpërmjet së cilës mund të përcaktohet e gjithë genoma e shumë indigjenëve të Botës së Re, duke i kuptuar akoma më mirë origjinat e tyre dhe duke zbuluar më së fundi një prej mistereve më të mëdha të arkeologjisë.

Fatkeqësisht, zhdukja e dhjetëra grupeve të vendasve amerikanë, sidomos duke filluar nga shekulli i XX-të, e ka fshirë përgjithmonë mundësinë për ta njohur më me themel historinë e tyre të prejardhjes dhe origjinat e tyre. Duke ruajtur indigjenët e fundit, që për fat në Amerikën e Jugut janë akoma të shumtë, mund të hedhim dritë mbi njërën prej enigmave më tërheqëse të aventurës së njeriut në planetin Tokë.

 

Të ngjashme