Dasma e tyre bëri shumë bujë dhe u komentua shumë nga mediat. 27 korriku ishte ditë e shënuar për Turin dhe Orindën dhe e gjithë vëmendja ishte tek ta.
Menjëherë pas dasmës, çifti nisi muajin e mjaltit ku qëndruan disa javë në Tajlandë nga ku na mahnitën me fotot nga vendi piktoresk.
Këtë javë ata u rikthyen në Shqipëri për të rifilluar punën dhe aktivitetet e tyre. Ndërsa sot na zbuluan se më 27 korrik nuk janë martuar vërtet.
Çifti e ka kryer sot celebrimin në gjendjen civile. Ka qenë Orinda ajo që ka publikuar një video gjatë momentit të firmosjes.
Vetëm tani Orinda dhe Turi janë të martuar vërtet!