Oriola Marashi duket se po përjeton momentet më të bukura të dashurisë me futbollistin Eros Grezda.
Modelja seksi dhe partneri i saj kanë nisur pushimet së bashku, duke hedhur poshtë çdo dyshim për një ndarje të tyre.
Bukuroshja zeshkane publikoi një video në InstaStory nga pushimet e saj, e shoqëruar nga futbollisti ndërsa në sy bie unaza e fejesës.
Ndërsa çifti kanë vendosur që të mos e tregojnë destinacionin e tyre, ku do shijojnë së bashku pushimet.
Pak ditë më parë u përfol për një ndarje mes tyre, por duket se ka qenë një zënkë e momentit.
Oriola Marashi dhe Eros Grezda hoqën njëri-tjetrin nga Instagram dhe menjëherë nisën aludimet se i kishin dhënë fund lidhjes.
Megjithatë futbollisti tregoi se janë bashkë në një koment që i bëri modeles në Instagram.
Oriola Marashi postoi disa foto seksi në bregdet, duke çmendur Eros Grezën.
“Zjarr, zjarr”- i komentoi ai, në fotot ku modelja nuk la vend për imagjiantën.
Krisja në marrëdhënien e tyre erdhi vetëm një muaj pasi çifti shpallën fejesën. Sipas miqve të tyre pas karantinës, mes çiftit ka plasur xhelozia, duke e tensionuar lidhjen dhe duke krijuar një distancim.