OSBE i dhuron donacion Akademisë së Policisë në Vushtrri

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), ka dhuruar sot një donacion për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike i cili përmban pajisje të teknologjisë informative të cilat do të përdoren për mësim e-learning.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi ka thënë se ky donacion do të shërbejë për studentë dhe të gjithë pjesëtarët e sigurisë që ndjekin mësime e-learning në Akademi , i cili program mësimor është si rezultat i projektit të binjakëzimit të Komisionit Evropian përmes ekspertëve nga Finlanda dhe Estonia.

“Nuk ka munguar asnjëherë mbështetja e OSBE-së për Akademinë duke dhënë donacione të shumta për ngritjen sa më profesionale për pjesëtarët e sigurisë publike”, tha Smakiqi.

Ndërsa udhëheqësi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu, tha se ndjehet i lumtur për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë OSBE-ja për Akademinë.

Ai shtoi se zhvillimi i Akademisë ka qenë mision i OSBE-së , si dhe njëri ndër sukseset kryesore të sajë me mision në Kosovë.

Në fund të këtij takimi ai mbajti edhe një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Sigurisë me temën “Policimi në bashkësi në parandalimin e kërcënimeve transnacionale”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme