Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka marrë pjesë në promovimin e doracakut që ka të bëjë me planin , në bashkëpunim me OSBE-në.
Ministrja Dumoshi tha se ka kënaqësinë ta pres ambasadorin sepse po prezantojmë një udhëzues të planit menaxhues.
“Që nga vitit 2014 dhe angazhimi i ambasadori dhe stafit të tij e kemi sot ku do të na dorëzojë këtë doracak i cili do tu hyjë në punë ekspertëve tanë, dhe në këtë muajin e trashëgimisë po plotësohemi me një dokument të rëndësishme, se si ti ruajmë planet tona. Kjo është nga pasuritë dhe misioni i OSBE-së gjithmonë na ka dhënë ndihmën”, tha ajo.
Ndërsa Shefi i OSBE, Jahn Brathu theksoi se ky doracak është rezultat i bashkëpunimit dhe kështu dëshiron të punoj OSBE.
” Dhe për shkak se në vitin 2014 kemi nxjerrë raport për mbrojtjen e trashëgimisë së kulturore në Kosovë. Një nga zbrazëtirat ka qenë menaxhimi dhe kemi filluar të punojmë dhe kemi aranzhuar një vizitë në Stamboll dhe në Maqedoni Veriore për të parë praktikat më të mira”, tha Brathu
Ai tha se doracaku është praktik dhe ia dhuroi ministres së Kulturës.