Shkelje ligjore është konstatuar se ka bërë Korporata Energjetike e Kosovës në tenderin me titull: “Largimi i masave të dheut nga MS Sibovci Jugperëndimor”. Me këtë rast Gjykata e tenderëve e ka kthyer në rivlerësim këtë tender.
Në garë kishin qenë 14 operatorë ekonomikë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Rreth 2 muaj më vonë AK-ja e kishte bërë njoftimin për dhënie të kontratës dhe OE i rekomanduar ka qenë “AK-INVEST-Prishtinë.
Kundër këtij njoftimi kanë qenë “ECOTRADE”-Prishtinë dhe operatorët ekonomikë në konsorcium “Graniti Com, Sh.p.k.- Skenderaj, PTGP, SABA BELCA, D. O.O. & ISPE GROUP Sh.p.k.Vushtrri. Që të dytë kishin bërë kërkesë tek Autoriteti Kontraktues për rishqyrtim, të cilat ishin refuzuar nga KEK-u.