OShP-ja kthen në rivlerësim tenderin për asfaltimin e rrugës Rogovë-Dedaj

Prishtinë | 15 Tet 2016 | 09:34 | Nga

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) ka kthyer në rivlerësim tenderin e Ministrisë së Infrastrukturës për asfaltimin e rrugës Rogovë-Dedaj.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se kjo ministri nuk ka respektuar kriterin themelor për dhënie të kontratës, që ka qenë çmimi më i ulët.

Tenderin e kishte fituar kompania “Drini Company” me ofertën prej 247 mijë eurosh.

Ndërsa operatori ankues, “Kag Asphalt”, kishte konkurruar me ofertën më të lirë prej 17 mijë eurosh.

Operatori ekonomik ankues ishte shpallur i papërgjegjshëm nga Ministria e Infrastrukturës. Mirëpo edhe ky vendim sipas OShP-së është në kundërshtim me Ligjin e prokurimit publik./Koha Ditore/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme