Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur lidhur me përplasjen në Kuvend mes deputetëve të VV-së e atyre të LDK-së lidhur me përdorimin e fjalës “Qeveria Koti”, për çka nga LDK u kërkua përjashtimi i një deputeti.
Osmani ka thënë se Qeveria koti sipas cilido interpretim në qoftë se përmendet në kontekst të vlerësimit të qeverisë është cilësim i lejuar në përputhje me cilëndo marrëveshje ndërkombëtare lidhur me lirinë e shprehjes.
Osmani tutje ka thënë se në këtë aspekt nuk duhet të ketë qasje selektive derisa ka thënë se edhe kryeministri i tanishmëm dikur kishte përdorur gjuhë të tillë duke e quajtur “bandë mafioze” qeverinë e PAN-it.
“Unë nuk do të përjashtoj deputetë nga seanca, përveç nëse dikush kryen ndonjë vepër penale, ai është rast tjetër. Fjala “koti” sipas cilido interpretim të doni në qoftë se përmendet në kontekst të vlerësimit të qeverisë është cilësim i lejuar në përputhje me cilëndo marrëveshje ndërkombëtare lidhur me lirinë e shprehjes”.
“Tjetër çka është nëse përdoret si mbiemër, atë do ta vlerësojë komisioni, si për dikë që e kanë quajtur Koti si për ditë që e kanë quajtur shkurti. Zotëriu që sot është kryeministër i vendit në qeverisjen e kaluar e ka quajtur PAN-in bandë mafioze, sot qeverisë me ta”.
“A është përjashtu nga ky Kuvend për një terminologji të tillë. A mendon ende që është bandë mafioze pasi i ka quajtur të tillë. Për dikë kërkohen masa selektive, e për dikë është në rregull me e përdorë një gjuhë të tillë”.