Osmani: Ballkani Perëndimor duhet parë si potencial, jo si barrë për BE-në

Prishtinë | 23 Tet 2025 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një bashkëbisedimi në një universitet në Berlin, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet ta shohë Ballkanin Perëndimor si potencial dhe jo si barrë.

Ajo theksoi se procesi i zgjerimit të BE-së duhet të trajtohet si domosdoshmëri strategjike për vetë bllokun, e jo të ndikohet nga interesat e vendeve të veçanta anëtare.

Osmani u shpreh në favor të heqjes së fuqisë së vetos brenda Këshillit të BE-së, duke theksuar se shpesh një vend i vetëm ka bllokuar vendimet e përbashkëta.

Ajo theksoi se rajoni ofron potencial njerëzor, ekonomik dhe të sigurisë, ndërsa afrimi i tij me BE-në do të sillte më shumë paqe e stabilitet në kontinent.

Presidentja theksoi gjithashtu se Kosova e ka përshtatur plotësisht politikën e saj të jashtme me atë të BE-së, përfshirë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, duke kritikuar vendet që nuk kanë vepruar njësoj, si Serbia. “Nuk mund të ulesh në dy karrige njëherësh, nuk duhet të ketë një zonë gri,” porositi ajo.

Të ngjashme