Të parët që kanë mbërritur në sallën e Kuvendit, ku pritet betimi i deputetëve të rinj ishin ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, bashkë me deputetët e listës “Guxo” që ajo e përfaqëson, raporton Ekonomia Online.
Osmani së bashku me listën e saj kanë zënë ulëset në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë së hënës pritet të konstituohet legjislatura e tetë, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit.