Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, ka vizituar të shtunën kompaninë “Albi Group”, ku ka prezantuar ofertën ekonomike dhe ka marrë sugjerime konkrete për nevojat e bizneseve.
“Programi ynë për Punësim dhe Zhvillim është konkret dhe i matshëm. Ai adreson problemet konkrete të sektorit privat. ‘Albi’ është një storie suksesi e iniciativës private. Tashmë është shndërruar në pikë reference e Prishtinës.
“Erdha me e pa suksesin tuaj dhe me ju siguru se qeveria e drejtuar nga LDK do të bashkëpunojë ngushtë me bizneset private për të krijuar të gjitha lehtësirat e mundshme, që ato të kontribuojnë në zhvillimin e vendit”, tha Osmani.
Pronari i “Albi Group”, Tahir Humolli, e ka mirëpritur vizitën e Osmanit dhe ka adresuar nevojat e sektorit privat karshi shtetit.