Osmani: Dëgjimi i qytetarëve është hapi i parë drejt një Fushë-Kosove më të zhvilluar

Prishtinë | 06 Tet 2025 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, së bashku me deputetin Besian Mustafa, ka zhvilluar sot një takim me banorët e një lagjeje në komunë.

Ai tha se u pritën me ngrohtësi dhe falënderime, ndërsa theksoi rëndësinë e dëgjimit dhe bashkëpunimit me qytetarët.

“Do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve, duke punuar bashkë për një Fushë Kosovë më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë,” u shpreh Osmani.

Të ngjashme