Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë Anne Marie Lizin

Prishtinë | 19 Dhj 2024 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e shtetit Vjosa Osmani ka bërë dorëzimin e Urdhrit Presidencial (post mortem) për kryetaren e ndjerë të Senatit Belg, Anne Marie Lizin të cilin urdhër e pranoi bashkëshorti i së ndjerës, raporton Ekonomia Online.

Osmani këtë e ka quajtur si dëshmi të angazhimit të saj të palëkundur ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Kontributet e jashtëzakonshme të Anne Marine Lizin kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në kombin tonë dhe përkushtimi i saj ndaj popullit tonë nuk do të harrohet kurrë. Ndonëse ajo nuk është më me ne, shpirti dhe puna e saj vazhdojnë të na frymëzojnë ndërsa ndërtojmë një Kosovë më të fortë”, tha Osmani.

Të ngjashme