Presidentja, Vjosa Osmani Sadriu priti sot në një takim ambasadorin e Austrisë̈ në Kosovë, Christoph Weidinger. Palët biseduan për zhvillimet e fundit në vend si në rrafshin e pandemisë̈ e po ashtu edhe për zgjedhjet që do të mbahen së shpejti.
Në takim u diskutua për rëndësinë që kanë zgjedhjet dhe për nevojën për të garantuar një proces demokratik dhe transparent.
Në takim u vunë në pah raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Austrisë̈, duke konfirmuar përkushtimin e të dy shteteve për avancimin e këtyre raporteve.
Të dy palët potencuan rëndësinë e kujdesit nga Covid-19, ngase zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen në kohë pandemie.