Në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës Seksuale në Kohë Lufte, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe shefja e Zyrës së UN Women, Ulrike Richardson, së bashku me disa përfaqësuese të tjera të institucioneve vendore e ndërkombëtare si dhe të shoqërisë civile, do të organizojnë ecje nga shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova e deri te monumenti “Heroinat”.
Ecja organizohet të premten, më 19 qershor 2020, në orën 12:30.
Pas arritjes dhe nderimeve te monumenti “Heroinat”, kryetarja e Kuvendit, zonja Osmani dhe znj. Richardson do të japin nga një deklaratë të shkurtër për mediet.