Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer, në margjinat e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Budapest të Hungarisë.
Në një postim në Facebook, Osmani është shprehur se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar.
“Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe marrëveshja e arritur së fundmi mes dy vendeve tona në fushën e emigracionit, ishin në fokus të diskutimit me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer”, ka pohuar Osmani.