Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës në zgjedhjet e 12 tetorit, Besnik Osmani, vijoi aktivitetet në terren deri në orë të vona të së shtunës.
Postimi i plotë:
Sonte, vonë në mbrëmje, vizitova “Brutal Gaming” në lagjen Dardania. Përtej lojës dhe argëtimit, është edhe një mundësi për zhvillimin e aftësive konkuruese. 🌍🚀
Ne do të ndërtojmë Qendrën Inovative në Vragoli – hapësirë ku të rinjtë do të kenë mundësi të zhvillojnë ide kreative, projekte të reja dhe të shndërrojnë pasionin në sukses të prekshëm. 🙌🔥
Fushë Kosova PËRTEJ!




