Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga anëtari i kryesisë, Anton Quni ka takuar ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini.
Në njoftimin e bërë nga LDK thuhet se, Osmani falënderoi ministrin Guerini për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm deri tani si dhe përkrahjen e vazhdueshme të Italisë në fusha të ndryshme, përfshi atë të mbrojtjes.
Ajo po ashtu njoftoi ministrin Guerini lidhur me rrjedhën e negociatave për formimin e Qeverise si dhe për vullnetin lidhur me reforma në fusha te ndryshme, duke u fokusuar në sundimin e ligjit.
Osmani dhe Quni prezantuan disa nga mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit me Italinë si dhe e njoftuan ministrin lidhur me prioritetet e LDK-së në institucionet që pritet të ndërtohen nga zgjedhjet e 6 tetorit. Po ashtu, diskutuan lidhur me bashkëpunimin me KFOR-in në Kosovë si dhe me NATO-n si organizatë ku Kosova aspiron anëtarësimin.