Analisti Ilir Ibrahimi shprehet i shqetësuar lidhur me raportet në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Ibrahimi ka analizuar vizitat e zyrtarëve amerikanë në Beograd dhe Prishtinë, duke dalë në përfundim se krerët tanë të shtetit ende s’patën “një takim domethënës me administratën amerikane”.
Ibrahimi thotë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti ende nuk kanë arritur që të sigurojnë një takim të rëndësishëm me amerikanët.
Ndryshe, thotë se po ndodh me Serbinë.
“Tre senatorë shumë të rëndësishëm amerikanë vizitojnë Beogradin vetëm pak ditë pasi ambasadori i Serbisë pritet nga presidenti Biden. Ndërkohë Prishtinën e vizitojnë zyrtarë tê rangut të ulët për të sjell mesazhe dhe ende presim ta shohim një takim domethënës të presidentes apo kryeministrit me administratën amerikane”, shkruan Ibrahimi.
“”Qofsha i gabuar” por diçka nuk është në rregull”, shton ai.
“Ose atë epitetin populli ma pro amerikan në botê e kemi pas për hajgare, ose diçka e kemi prish punën”, theksoi Ibrahimi.
Shkrimi i plotë i Ibrahimit në Facebook:
Tre senatorë shumë të rëndësishëm amerikanë vizitojnë Beogradin vetëm pak ditë pasi ambasadori i Serbisë pritet nga presidenti Biden.
Ndërkohë Prishtinën e vizitojnë zyrtarë rê rangut të ulët për fë sjell mesazhe dhe ende presim ta shohim një takim domethënës të presidentes apo kryeministrit me administratën amerikane.
“Qofsha i gabuar” por diçka nuk është në rregull.
Ose atë epitetin populli ma pro amerikan në botê e kemi pas për hajgare, ose diçka e kemi prish punën.
Jam I hapur për ide nga akademikët e Facebook të ma japin ndonjë ide se çka po ndodh.