Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, ka pritur sot në takim ministrin e Diasporës, Valon Murati, me të cilin ka për raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të vitit 2015, çështjet e ngritura në raport dhe rekomandimet e dhëna nga Auditori i Përgjithshëm.
Osmani është njoftuar nga ministri Murati, për përgatitjen e planit të veprimit nga Ministria e Diasporës për të adresuar të gjeturat e prezantuara në raport dhe implementimin e rekomandimeve të dhëna.
Murati ka vlerësuar auditimin si një mekanizëm të rëndësishëm në avancimin e menaxhimit të mirë dhe kontrollit në Ministrinë e Diasporës.