Osmani e Murati diskutojnë për pasqyrat vjetore financiare

Prishtinë | 18 Kor 2016 | 15:25 | Nga

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, ka pritur sot në takim ministrin e Diasporës, Valon Murati, me të cilin ka për raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të vitit 2015, çështjet e ngritura në raport dhe rekomandimet e dhëna nga Auditori i Përgjithshëm.

Osmani është njoftuar nga ministri Murati, për përgatitjen e planit të veprimit nga Ministria e Diasporës për të adresuar të gjeturat e prezantuara në raport dhe implementimin e rekomandimeve të dhëna.

Murati ka vlerësuar auditimin si një mekanizëm të rëndësishëm në avancimin e menaxhimit të mirë dhe kontrollit në Ministrinë e Diasporës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme