Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur me ceremoni shtetërore presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, raporton Ekonomia Online.
Të dy pas takimit do të mbajnë konferencë për medie. Milanoviç do të pritet në takim edhe nga kreu i Qeverisë, Albin Kurti dhe ai i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Pasdite, Milanoviç do ta vizitojë Janjevën për tu takuar me komunitetin kroat atje.
Në ditën e dytë të vizitës, presidenti kroat do të qëndrojë në kampin e KFOR-it ku do të pritet nga Komandati Ferenc Kajari.
Milanoviç do të takohet edhe me forcat e armatosura kroate që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.