Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, tha se ky shtet mbetet ndër aleatët më të fuqishëm të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Sipasa saj, Kosova e bërë të qartë se vizion është të anëtarësohet në strukturat euroatlantike.
“Kroacinë e konsiderojmë si aleat kyç. Marrëdhëniet e dy shteteve ndërtohen mbi lidhjet e forta të miqësisë që ekzistojnë historikisht në mes dy vendeve tona. Jemi të lumtur që qytetarët kroat me origjinë shqiptare janë integruar mire dhe ndjehen krenarë si qytetarë të Kroacisë”.
“Është tejet e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të konsolidoj shtetësinë e saj, dhe shpresojmë që Kroacia do të vazhdoj të përkrahë këtë rrugë të vështirë por të pandalshme”.
Kur foli për iniciativën “Open Ballkan”, Osmani tha se ky projekt i shkel parimin e gjithëpërfshirës dhe barabarësisë.
“Kjo iniciativë që filloi në Novi Sad, që u quajt mini-shengen, në fakt ka shkelur dy parime, atë të gjithëpërfshirjes, sepse s’i përfshinte të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, dhe atë të trajtimit të barabartë. Ne insistojmë që bashkëpunimi rajonal të vazhdojë në kornizën e Procesit të Berlinit, që udhëhiqet nga Gjermania e që ka për qëllim që shtetet tona t’i shtyjë drejt Bashkimit Evropian. Kosova ka bërë të qartë që alternativa e vetme është Procesi i Berlinit, ku ka vlejtur parimi i gjithëpërfshirës dhe barabarësisë”.
Ajo u shpreh se, përderisa Serbia e udhëheq iniciativën “Open Balkan” dhe nuk e njeh Kosovën, s’mund të pritet që presidenti serb Aleksandar Vuçiqi të ketë qëllime të mira.
“Përderisa Serbia ka rol kyç në këtë iniciativë dhe nuk e njeh Kosovën, ne nuk mund të presim nga presidenti Vuçiq që ka qëllime të mira për Kosovën, sepse vetë militarizimi i Serbisë, që po ndodh, tregon se ka tendenca destabilizuese në rajon. Kur Serbia heq dorë nga tendenca destablizuese ndaj rajonit dhe në momentin që e njeh Kosovën, atëherë dikush mund ta marrë seriozisht deklaratën e Vuçiqit se i intereson bashkëpunimi rajonal”.
“Në njërën anë flet për bashkëpunim rajonal, në anën tjetër i bllokon qytetarët tanë, vendos agjentë të BIA-s për t’i marrë ata në pyetje, i terrorizon qytetarët që e kalojnë kufirin dhe e bën pikërisht të kundërtën e asaj që e avokon në iniciativën ‘Open Balkan’”.
LEXONI EDHE: