Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, së bashku me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, është mbajtur ecja tradicionale, raporton Ekonomia Online. Osmani ishte e shoqëruar nga bashkëshortit, Prindon Sadriu.
Në ketë aktivitet ka marr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ministra e shumë personalitete të tjera.
Në Kosovë çdo vit regjistrohen rreth 300 gra të prekura nga kanceri i gjirit. Tetori shënon muajin e ndërgjegjësimit kundër kësaj sëmundjeje e cila rrezikon çdo të tetën grua gjatë jetës së saj.