Osmani: Epopeja e Dukagjinit, flakadan i lirisë

Prishtinë | 24 Mar 2025 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Në përvjetorin e lavdishëm të Epopesë së Dukagjinit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar sakrificën e heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe të familjes Haradinaj.

Me një postim në Facebook, ajo ka theksuar se Kosova e pavarur është ndërtuar mbi gjakun dhe sakrificat e atyre që luftuan për lirinë e vendit.

Osmani kujtoi dëshmorët Himë Haradinaj, Gazmend Mehmetaj dhe Agron Mehmetaj, të cilët dhanë jetën për liri më 24 marsin e vitit 1999, duke i cilësuar ata si simbole të guximit dhe besimit në ardhmërinë e Kosovës.

“Ata u bënë simbol i rezistencës, guximit dhe besimit në lirinë e Kosovës”, ak shkruar presidentja Osmani.

Në fjalimin e saj, ajo ka theksuar se amaneti i këtyre heronjve është që Kosova të ndërtojë një shtet të fortë, dinjitoz dhe të përparuar, me aleanca të fuqishme.

“Liria është trashëgimia e tyre, e përgjegjësia jonë!”, ka theksuar presidentja Osmani.

Të ngjashme