Komandantja Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës, i ka treguar botës rëndësinë për shpëtimin e jetëve nëpërmjet qendrës së kërkim-shpëtimit, raporton Ekonomia Online.
Presidentja Osmani vizitoi të enjten kazermën e Komandës së Gardës Kombëtare të FSK-së në Pomozatin, me rastin e ceremonisë përmbyllëse të ushtrimit ndërkombëtar, të udhëhequr nga Qendra Ndërkombëtare e Kërkim Shpëtimit të FSK-së “Kosova Resolve 2023”.
Osmnai tha se FSK-ja po i tregon botës rëndësinë e shpëtimin të jetëve nëpërmjet kësaj qendre.
“Unë qëndroj para jush e impresionuar dhe me krenari absolute për punën e shkëlqyer që ekipi ynë i shpëtimit ka kryer, kjo është një ditë vërtet e mirë. Qendra stërvitore e ekipit ndërkombëtar të Kosovës për kërkim-shpëtim vazhdon të bëjë një punë të madhe brenda dhe jashtë Kosovës”.
“Forca jonë e Sigurisë dhe qendra ndërkombëtare po ecin me shpejtësi drejt zhvillimit të aftësive të veçanta për të kontribuar në paqe” u shpreh Osmani.
Osmani, mes tjerash, tha se kjo qender po mbledh pjesëtarë nga e gjithë bota teksa foli për mision e FSK-në gjatë tërmetit në Turqi.
“Ky eveniment mblodhi së bashku 16 pjesëtarë nga Hungaria, Italia, Malta, Irlanda e Veriut, Portugalia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilët ndoqën kursin dhe ushtrimet duke demonstruar aftësi profesionale në kërkim-shpëtim dhe duke shkëmbyer njohuri dhe praktika më të mira për të shërbimet e kërkim-shpëtimit kudo në botë”.
“Fatkeqësia në Turqi tregoi tek të gjithë rolin e kërkim-shpëtimit në shpëtimin e jetëve, shumë nga pjesëtarët e kërkim-shpëtimit nga FKS-ja që ishin në Turqi për të kryer këtë mision dhe na kanë bëtë të gjithëve krenarë për shërbimin që kryen dhe lutjet tona janë me të gjithë viktimat dhe të mbijetuarit në Turqi”, tha Osmani.
𝐍𝐞̈ 𝐤𝐚𝐳𝐞𝐫𝐦𝐞̈𝐧 𝐞 𝐅𝐒𝐊-𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐏𝐨𝐦𝐨𝐳𝐚𝐭𝐢𝐧 𝐮 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭 𝐜𝐞𝐫𝐞𝐦𝐨𝐧𝐢𝐚 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐢𝐦-𝐬𝐡𝐩𝐞̈𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 “𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐑𝐞𝐬𝐨𝐥𝐯𝐞 𝟐𝟎𝟐𝟑”
Në kazermën e Komandës së Gardës Kombëtare të FSK-së, në Pomozatin, është mbajtur ceremonia përmbyllëse e ushtrimit ndërkombëtar, të udhëhequr nga Qendra Ndërkombëtare e Kërkim Shpëtimit të FSK-së “Kosova Resolve 2023”.
Në këtë ceremoni, në ditën e vizitorëve të veçantë, morën pjesë: Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zv.ministri Shemsi Syla, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, drejtori i NALT-it, Joachim Hoppe, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë të FSK-së dhe ndërkombëtarë.
Në fjalën e saj drejtuar të pranishmëve, Presidentja Vjosa Osmani përgëzoi për punën e shkëlqyer që ka kryer ekipi i FSK-së i kërkim-shpëtimit së bashku me kombet partnere.
Presidentja Osmani tha se FSK dhe Qendra Ndërkombëtare e Kërkim Shpëtimit po lëvizin me shpejtësi drejt zhvillimit të aftësive të specializuara dhe se FSK po i tregon botës rëndësinë e shpëtimit të jetëve nëpërmjet kësaj Qendre, duke shtuar se fatkeqësia në Turqi tregoi tek të gjithë rolin e kërkim-shpëtimit në shpëtimin e jetëve.
Ndërsa, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në fjalën e tij, tha se “Kosova Resolve 2023” është një ushtrim i një rëndësie të veçantë për vendin tonë dhe gjithë rajonin dhe se Kosova po bëhet një eksportuese e paqes dhe sigurisë dhe një kontribuuese aktive në përpjekjet ndërkombëtare për siguri dhe mbështetje humanitare në nivel global.
Drejtori i Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim Shpëtimit të FSK-së, John Doone, gjatë kësaj ceremonie bëri një prezantim të shkurtër të historikut, misionit dhe vizionit që ka kjo Qendër.
Në fund të kësaj ceremonie, Presidentja Osmani, Ministri Mehaj, Gjeneral Jashari dhe z.Doone shpërndanë certifikata për ekipet e vendeve pjesëmarrëse në ushtrim.
Në ushtrimin ndërkombëtar “Kosova Resolve 2023”, kanë marrë pjesë ekipet e kërkim-shpëtimit nga Hungaria, Italia, Malta, Irlanda e Veriut, Portugalia, Turqia dhe Britania e Madhe.
Ekipet pjesëmarrëse dhe bashkëpunëtorë të Shoqatës Evropiane të Ekipeve Vullnetare të Mbrojtjes Civile (EVOLSAR), reagojnë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në ngjarje krizash dhe fatkeqësish.