Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se këtë të enjte në seancën plenare i është dhënë fund Qeverisë e cila kishte skandalet më të mëdha në historinë e pasluftës.
Osmani përmes facebook ka shtuar se nga tetori po vjen koha e mirëqenies për qytetarët e vendit.
”Sot i dhamë fund Qeverisë me mandatin më të shkurtë, por me skandalet më të mëdha në historinë e pasluftës.
Sot është fillimi i fundit të mentalitetit plaqkitës.
Nga tetori, po vjen koha e mirëqeverisjes”.