Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me presidentin e Letonisë, Eglis Levits, ka thënë se është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dyja vende, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka thënë se si dy vende mike, Kosova dhe Letonia do të vazhdojnë të kontribuojnë për të mbështetur paqen.
Gjatë një konference për media të premten me presidentin e Letonisë, Egils Levits, Osmani ka thënë se nëse shtetet evropiane qëndrojnë të bashkuara, do të kenë sukses në luftën kundër tiranisë.
“Jam e bindur se me qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe me vendosmërinë tonë për ta forcuar demokracinë dhe lirinë, do t’i sfidojmë kërcënimet që nga vijnë nga Rusia. Nëse qëndrojmë të bashkuar jam e bindur në suksesin tonë në luftën kundër tiranisë dhe autokracisë”, ka thënë Osmani.
Ajo po ashtu ka thënë se Osmani i ka kërkuar homologut të saj Levits që Letonia ta mbështet Kosovën në rrugën e saj të anëtarësimit në NATO dhe BE.
“Duke qenë se Letonia është një zë kyç në NATO dhe në BE kërkova mbështetjen e Levits në rrugëtimin tonë drejtë integrimit euro-atlantik dhe kam theksuar se këto aleanca duhet t’i kenë gjithnjë dyert e hapura për shtetet si Republika e Kosovës”, ka thënë Osmani.