Osmani i njofton senatorët amerikanë për sulmin në veri: Serbia të jap përgjegjësi, terroristët t’i dorëzohen Kosovës

Prishtinë | 13 Tet 2023 | 10:00 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka njoftuar dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch për sulmin e 24 shtatorit në veri të vendit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, raporton Ekonomia Online.

Osmani ka kërkuar që të rriten garancitë për sigurinë e Kosovës dhe të mbrohet kufiri me Serbinë.  Sipas saj, Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për të parandaluar veprime të ngjashme me atë të 24 shtatorit në Banjskë.

“Çdo vizitë e zyrtarëve të lartë amerikanë është një dritare e re e bashkëpunimin ndërmjet të dy vendeve tona. Edhe vizita sot e dy senatorëve është mundësi tjetër. Dua të i’u falënderojmë për mbështetjen ndaj vendit tonë. Takimi ynë u përqendruan në zhvillimet e fundit në Kosovë. Në veçanti në aktin terrorist të organizuar e sponsorizuar nga Serbia. Senatorët i informova për rrjedhjen e ngjarjeve për faktet dhe për hapat që po merren. Por edhe për sfidat ndaj këtij agresioni”.

“Qëllimet dashakeqe të Serbisë kanë për qëllim të destabizojnë tërë Ballkanin. Kosova ka treguar seriozitet, në Serbia jo vetëm që nuk distancohen por ka vendas që atyre t’u jap  mbështetje. Mënyra më mirë është që Serbia të mbahet përgjegjëse e që terroristët t’i dorëzohen Kosovës. Republika e Kosvws është përkushtuat të punojë me aleatët amerikan dhe të gjithë të tjerët. Ne do të kërkojmë drejtësi për rreshterin Afrim Bujnakun dhe aktin e agresionit të Serbisë”.

Të ngjashme