Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar qytetarët e Istogut për mbështetjen e dhënë në tubimin elektoral.
Përmes një postimi, Osmani u shpreh mirënjohëse për pjesëmarrjen dhe përkrahjen e qytetarëve, duke theksuar se Istogu i jep hijeshi çdo tubimi të LDK-së dhe motiv shtesë drejt fitores së 7 qershorit.
“Faleminderit nga zemra Istog. Hajde Istog, ju që i jepni hijeshi secilit tubim të LDK-së, ju që na jepni motiv drejt fitores së 7 qershorit. Ju faleminderit për gjithë këtë përkrahje”, ka shkruar Osmani.
Ajo shtoi se sa herë që Kosovës i nevojitet bashkimi, kthehet te LDK-ja.
“Sa herë Kosovës i duhet bashkim kthehet te LDK. Ju faleminderit. Zoti e bekoftë Kosovën”, ka deklaruar Osmani.