Vjosa Osmani, nga LDK-ja, në debatin që po vazhdon tash më shumë se gjashtë orë në Kuvendin e Kosovës për demarkacionin, tha se izolimi mendor i politikanëve ka mbajtur të izoluar qytetarët e Kosovës.
“Përkundër faktit që shumë pak kam fol publikisht, me kolegët e mi kemi bërë përpjekje të gjejmë një zgjidhje të përbashkët, pavarësisht a kemi qenë në pushtet apo deputet të opozitës. Propozuam planin pesëpikësh që propozonte komision parlamentar për këtë temë kaq të ndjeshme”, tha Osmani, raporton Ekonomia Online.
“Fatkeqësisht Ramush Haradinaj pat refuzuar ë gjitha opsionet, propozimet i quajti të pamjaftueshme të pamundura”, shtoi ajo.
“Këto tri vite është refuzuar racionaliteti, është vlerësuar gjuha akuzuese e më pak puna dhe fuqia e argumenteve. Është refuzuar mundësia për të biseduar për të zgjidhur problemet”.
“Tani shumica dërrmuese më në fund po pajtohen që ky konsensus ta çoj vendin përpara”.
“Çfarë ka ndodhur këtyre tre viteve është izolimi mendor i politikës kosovare ka mbajtur të izoluar edhe qytetarët e republikës së Kosovës”, u shpreh Osmani.
Ajo ka ftuar deputetët që ta votojnë marrëveshjen, që t’i hapet rruga qytetarëve të Kosovës për liberalizimin e vizave.
“Sot është diçka detyrë patriotike e secilit prej nesh t’i shpëtojmë njerëzit prej izolimit”, theksoi deputetja e LDK-së.