Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani tha se janë në fazën finale të përpjekjeve për arritjen e marrëveshjes me VV-në, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa nuk tregoi në sa ora mund të ketë takim ndërmjet kreut të LDK-së Isa Mustafa dhe VV-së, Albin Kurti.
Në oborrin e selisë së partisë, Osmani u tha gazetarëve se janë duke vazhduar konsultimet për marrëveshjen dhe përgatitjet për seancën e së hënës.
Nënkryetarja e LDK-së shpreson që gjatë së shtunës të përmbyllet marrëveshja për bashkëqeverisje ndërmjet dy partive.
“Kemi takim konsultativ pikërisht për seancën e së hënës dhe për marrëveshjen me Vetëvendosjen”.
“E tëra çfarë mund të them është se përpjekjet për arritjen e marrëveshjes janë më intensive se çdoherë më parë dhe shpresoj që të përfundojnë me rezultat të mirë”.
Përderisa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka mbledhur anëtarë të partisë në selinë qendrore.
Kjo mbledhje vjen dy ditë para mbajtjes së seancës për votimin e kabinetit qeveritar nga i mandatari për kryeministër, kreu i VV-së, Albin Kurti.
Një ditë më parë në medie u raportuar se gjatë vikendit do të ketë marrëveshje nga këto dy parti politike.