Osmani kërkon hetim të menjëhershëm dhe drejtësi për vdekjen e të riut 27-vjeçar nga Lipjani

Prishtinë | 08 Kor 2025 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani kërkon hetim të menjëhershëm dhe të pavarur për vdekjen e një të riu 27-vjeçar, ngjarje kjo për të cilën ekzistojnë dyshime se mund të ketë ndodhur gjatë ndërhyrjes së policisë.

Ajo thekson nevojën për transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi të pakompromis, duke shtuar se askush nuk është mbi ligjin dhe secili zyrtar që ka shkelur ligjin duhet të përballet me drejtësinë pa vonesë.

Të ngjashme