Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të ngarkuarin me punë të Japonisë në Kosovës, Ogasawara Mitsunori.
Ai e ka përgëzuar Presidenten Osmani për detyrën dhe gjithashtu ia përcolli letrën e urimit edhe të kryeministrit japonez Yoshihide Suga.
Të dy palët kanë shfaqur gatishmërinë që marrëdhëniet e mira ndërmjet të të dy shteteve të vazhdojnë të thellohen edhe më tej.
Presidentja Osmani ka falënderuar të ngarkuarin me punës Mitsunori për mbështetjen e Japonisë ndaj Kosovës ndër vite, sidomos në fushën e shëndetësisë dhe mjedisit.
Zonja Osmani potencoi angazhimin e institucioneve kosovare për sigurimin e vaksinave për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe në këtë kontekst, kërkoi edhe ndihmën e shtetit japonez. Presidentja Osmani u shprehë e lumtur qe ekipi i Kosovës do të marrë pjesë me sportistë të spikatur në Lojërat Olimpike të Tokios.