Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani-Sadriu, kërkoi shkarkimin e zëvendësministrit Dardan Gashi nga detyra për shkak të përdorimit të armëve në një aheng.
Ajo përkujtoi rastin e vdekjes së Shpresa Kastratit në Pejë dhe të një fëmije gjashtëvjeçar në Prizren.
Osmani-Sadriu duke polemizuar me kryeministrin Haradinaj se shtënia me armë është pjesë e traditës shqiptare, ka thënë se “duhet të pranojmë se kemi tradita të këqija” dhe se këto tradita nuk duhet të respektohen.
Kryeministri Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur Osmanit, duke thënë se këto raste nuk duhet të shfrytëzohen për të fituar vota.
“Amerika ka ligje për armë, për gjuajtje, përdorim etj, dhe secili ka të drejt t’i përdor ato. Nëse është qëllimi të shfrytëzohet një vepër për të ngritur vetëdijen atëherë i ndajmë pikëpamjet, por nuk jam të shkojmë kësaj rruge. Mos të përmendet kjo punë për çështje votash”.