Osmani kujton Epopenë e Rahovecit: Zëri ynë për drejtësi nuk do të pushojë kurrë

Prishtinë | 19 Kor 2025 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Nga 17 e deri më 26 korrik 1998, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, vranë e ekzekutuan rreth 100 gra, fëmijë e pleq, shumica të strehuar në teqenë e Sheh Myhedinit në Rahovec dhe rrethinë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar Epopenë e Rahovecit, duke përulur me nderim para sakrificës së dëshmorëve të UÇK-së dhe martirëve.

E para e vendit ka thënë se Rahoveci është plagë, dhimbje, dhe kujtesë që e frymëzon ta çonë përpara betejën për drejtësi.

“Kujtimi për viktimat është i përjetshëm, teksa zëri ynë për drejtësi nuk do të pushojë kurrë, derisa ajo të ngadhënjejë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët e UÇK-së dhe martirët e lirisë”, ka thënë ajo.

Të ngjashme