Kandidatja për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani në 22 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, ka kujtuar veprimtarët e shquar, Latif Berishën dhe Agim Hajrizin.
Osmani ka thënë se Latif Berisha e Agim Hajrizi, mbetsin shenja identifikuese të qytetit të Mitrovicës e simbol i përkushtimit për atdhe, të cilët me atdhedashurinë dhe angazhimin bën gjithçka për një Kosovë të lirë.
Postimi i plotë i Osmanit:
22 vjet më parë, kur filloi të ndihej jehona e lirisë, Mitrovica e Kosova humbën intelektualin e pashoq Latif Berishën dhe veprimtarin e devotshëm sindikal, Agim Hajrizin së bashku me nënën dhe djalin Ilirin.
Ata u ekzekutuan nga regjimi gjenocidal i Serbisë, i cili me fillimin e bombardimeve të NATO-s, shënoi fundin e tij.Të dytë, Latif Berisha e Agim Hajrizi, mbeten shenja identifikuese të qytetit të Mitrovicës e simbol i përkushtimit për atdhe, të cilët me atdhedashurinë dhe angazhimin bën gjithçka për një Kosovë të lirë.
Sot i kujtojmë me respekt këto dy figura, të cilat do të mbeten të nderuara përherë dhe do ta kujtojmë rrugën e zorshme për liri dhe sakrificën e tyre, por edhe shumë të tjerëve për shtetin tonë të pavarur!Qoftë iu përhershëm kujtimi për ta!