Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat kanë hyrë tashmë edhe në Kuvendin e Kosovës për të vazhduar te zyrën e presidentit, raporton Ekonomia Online.
Osmani ka pranuar detyrën e presidentes së Kosovës në ceremoni të mbajtur para hyrjes së Kuvendit të Kosovës.
Në pranimin e detyrës kanë qenë edhe trupat e Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës, para të cilës kanë parakaluar Osmani e Konjufca.