Presidentja Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe të varri i veprimtarit, Fehmi Agani në 22-vjetorin e vrasjes së tij, raporton Ekonomia Online.
Derisa ka përkujtuar veprimtarinë siç ka thënë të lavdishme të Aganin, e para e shtetit nuk ka mundur që tu përmbahet lotëve.
Krah të djathtë të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ajo e ka cilësuar Aganin, duke shtuar se ai ishte zë i fuqishëm edhe jashtë kufijve të vendit.
“Ne bëmë nderime te varri i tij për ta kujtuar shpirtin e tij liridashës, por mbi të gjitha intelektualin i cili kur nuk rreshti së punuari për Kosovën”.
“Ishte njeri që dinte t’i bënte të gjithë bashkë dhe ishte krahu i presidentit Ibrahim Rugova e mbi të gjitha punoi që sakrifica e popullit të Kosovë për liri të dëgjohej edhe përtej kufijve tanë”.
“I përjetshëm kujtimi për Fehmi Aganin. Të gjitha atyre që u mori jetën gjenocidi serb kërkojmë drejtësi”.