Osmani merr pjesë në Samitin III për Diasporën në Tiranë

Prishtinë | 23 Nën 2023 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, me ftesë të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III për Diasporë.

Sipas njoftimit të Presidencës, në këtë Samit pritet të marrin pjesë liderë institucionesh, partish politike, studiues dhe historianë nga gjithë hapësira shqiptare, duke përfshirë edhe përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh.

“Presidentja Osmani në Samitin III për Diasporën, do ti adresohet të pranishmëve me një fjalim. Samiti III për Diasporën do ti zhvillojë punimet më 22-23 nëntor”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Të ngjashme