Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se s’ka qenë në takim me Albin Kurtin para marrjes së vendimit për shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm.
Siç ka thënë nënkryetarja e LDK-së një gjë e tillë është një gënjeshtër.
“Është një gënjeshtër e kulluar”, ka thënë Osmani për Gazetën Blic.
Kryetari i Qeverisë sot ka marrë vendim për shkarkimin e kreut të MPB-së, Agim Veliu, pas deklarimeve që ky i fundit ka bërë dje lidhur me situatën në vend pas pandemisë COVID-19.
Në arsyetimin për shkarkim, Kurti ka thënë se Veliu ka përhapur panik kur ka thënë se numri i të infektuarve po rritet nga ora në orë.
Kreu i VV-së gjithashtu kishte deklaruar se Veliun e ka shkarkuar pas dakordimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, gjë që u demantuar nga ky i fundit.
Mustafa ka thënë se Kurti s’është konsultuar rreth shkarkimit, duke paralajmëruar edhe prishjen e koalicionit.
Derisa vetë Veliu ka thënë se një vendim i tillë do të shqyrtohet në organet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në anën tjetër, Skënder Hyseni, ka paralajmëruar mocion votëbesimi për Qeverinë.