Osmani ndan Medaljen e Meritave për Marieluise Beck gjatë takimit me mërgatën në Berlin

Prishtinë | 24 Tet 2025 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me mërgatën gjatë mbrëmjes së enjtes.

Në një postim në Facebook, presidentja njofton se i ka dorëzuar Medaljen Presidenciale të Meritave, Marieluise Beck për mbështetje ndaj popullit të Kosovës.

“Në Berlin, së bashku me mërgatën tonë të jashtëzakonshme, kaluam një mbrëmje plot emocion e mirënjohje. Pata nderin t’i dorëzoj Medaljen Presidenciale të Meritave znj. Marieluise Beck për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj popullit të Kosovës – një grua që e bëri kauzën e Kosovës pjesë të ndërgjegjes evropiane”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme