Osmani në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

Prishtinë | 24 Mar 2026 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Osmani, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo ndodhi pikërisht në kohën kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi.

Postimi i saj i plotë:

27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi.

Kosova nuk harron.

Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë.

Të ngjashme